Sport

Manchester United, Chelsea dhe Liverpooli, ‘big’-ët sot zbresin në fushë

14 Gusht 2021, 09:53 Nga DOSJA

ANGLI – Ndërsa sezoni i ri i Premier ka nisur në mbrëmjen e së premtes, me ndeshjen Brentford-Arsenal, ku ‘Topçinjtë’ u mundën me rezultatin 2-0, sot elita e futbollit anglez do të vazhdoj sot me shtatë ndeshje të tjera, ku protagonistë do të jenë skuadrat ‘big’.

Në orën 13:30, në ‘Old Trafford’ do të nisë një klasike e futbollit anglez, siç është ndeshja Manchester United-Leeds United. Një rivalitet që i ka rrënjët shumë të thella, sidomos në versionin e vjetër të garës elitare në ishull në rang klubesh, First Division.

Më tutje, nga ora 16:00, fituesit e Superkupës së Anglisë, Chelsea e trajnerit gjerman Thomas Tuchel do të ballafaqohet në ‘Stamford Bridge’ me  Crystal Palace.

Ndërsa Liverpooli i Jurgen Klopp, në orën 18:30, do ta nisë sezonin e ri në stadiumin ‘Carrow Road’, si mysafir i debutuesve të Norwich Cityt të ardhur nga Championship.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve të sotme të Premier League (orarit duhet t’i shtoni +1 orë):

 

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea crystal palace manchester united-leeds united norwich cityt old trafford premier league chelsea crystal palace manchester united-leeds united norwich cityt old trafford premier league

Sondazh

Poll

Sport 14 Gusht 2021, 09:13

Ferit Keta sot në ring për titullin Botëror

TIRANE – Pritjes i erdhi fundi, një nga kampionët e familjes së mirënjohur Keta në sportin e boksit dhe kickboksit, Feriti, do të ngjitet në ring për të fituar ...