Sport

Icardi del tepër, sulmuesi argjentinas ‘troket në dyert’ e Juventusit

14 Gusht 2021, 10:27 Nga DOSJA
Icardi del tepër, sulmuesi argjentinas ‘troket në dyert’ e

FRANCE – Përpos entuziazmit popullor, ardhja e Lionel Messit, i ka trazuar ujërat te skuadra e Paris SG-së. Veçanërisht situata e sulmuesit Mauro Icardit është në dyshim, pasi prania e “Pleshtit”, i zvogëlon akoma më shumë hapësirat për argjentinasin.

Në këto kushte, thuhet se Icardi dëshiron të kthehet në Itali, madje tashmë ka kontaktuar edhe me presidentin dhe administratorin e Juventusit, Andrea Agnelli, të cilit i ka kërkuar për të riaktivizuar opsionin e kalimit të tij te ‘Zonja e Vjetër’, raporton ‘Fichajes’.

Tani, opsioni i vetëm për ‘bardhezinjtë’ e Torinos është, që ata ta pranojnë Icardin si huazim, duke pasur synim blerjen e tij, nëse do të përmbushen disa kërkesa përgjatë sezonit. Kjo mund t’i interesojë PSG-së, pasi klubi ka shumë lojtarë në skuadër. Sipas ‘Fichajes’, negociatat mes klubeve kanë rinisur dhe mund të ketë një marrëveshje së shpejti.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘fichajes’ andrea agnelli lionel messit mauro icardit zonja e vjeter ‘fichajes’ andrea agnelli lionel messit mauro icardit zonja e vjeter

Sondazh

Poll

Sport 14 Gusht 2021, 09:13

Ferit Keta sot në ring për titullin Botëror

TIRANE – Pritjes i erdhi fundi, një nga kampionët e familjes së mirënjohur Keta në sportin e boksit dhe kickboksit, Feriti, do të ngjitet në ring për të fituar ...