Sport

Starti i La Ligas i pati të gjitha: 2 kartonë të kuq, 1 penallti, 9 kartonë të verdhë!

14 Gusht 2021, 05:44 Nga DOSJA
Starti i La Ligas i pati të gjitha: 2 kartonë të kuq, 1 penallti,

SPANJE – Me ndeshjen e së premtes Valencia-Getafe, startoi edhe sezoni i ri i La Ligas. Dhe si i tillë ai i pati të gjitha: 2 kartonë të kuq, 1 penallti dhe 9 kartonë të verdhë, ku në përfundim u shënua vetëm një gol!

Goli i fitores së vuajtur të Valencias, u shënua në minutën e 11-të nga Carles Soler, që nuk gaboi nga pika e penalltisë. Ndërkohë, gjyqtari,  që në minutën e 3-të ndëshkoi me karton të kuq Guillamon e Valencias, karton të cilin nuk e kurseu edhe për Cabacon e Getafes në minutën e 76-të.

Gjyqtari Manzano gjatë këtij takimi ndëshkoi edhe me 9 karton të verdhë futbollistët e të dyja skuadrave për veprimet e parregullta që kryen: 6 prej tyre ishin për lojtarët e Valencias dhe 3 për ata të Getafes.

Sot do të luhen katër ndeshje të tjera të javës së pare të La Ligas: Mallorca-Real Betis (19:30), Cadiz-Levante (19:30), Deportivo Alaves-Real Madrid (22:00) dhe Osasuna-Espanyol (22:00).

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport getafa karton të kuq valencia getafa karton të kuq valencia

Sondazh

Poll