Sport

Bayern Munich e nis ters sezonin e ri, Nagelsman akoma nuk ka shijuar fitoren e parë, perla dhe rekordi i Lewandowskit nuk mjaf

13 Gusht 2021, 20:42 Nga DOSJA
Bayern Munich e nis ters sezonin e ri, Nagelsman akoma nuk ka shijuar fitoren e

GJERMANI– Bayern Munich e nis ters sezonin e ri futbollistik. Kampionët e Gjermanisë përballë kishte Borussia Monchengladbach, takim që përfundoi me shifrat 1-1. Bavarezët të befasuar nga fillimi i shkëlqyer i vendasve e panë veten në disavantazh kur Plea shënoi në minutën e 10′ pas topit të dhënë nga Stindl.

Përgjigja e Bayern ishte e menjëhershme, por Lewandowski në të 25′ nuk ia doli të shënojë falë edhe portierit Sommer që neutralizoi goditjen e polakut.Megjithatë goli ishte çështje kohe sepse do të ishte Leëandoëski që në minutën e 42′ shënoi një super gol, ndërsa rezulton se polaku ka gjetur rrugën e rrjetës për të 7-in sezon radhazi në ndeshjen e parë të Bundesligës.

Një shifër që tregon më së miri aftësitë e tij para portës. Në fakt, që nga viti 2011, kur ishte pjesë e Borusia Dortmund, ai ka shënuar apo ka dhënë asist gjithmonë në ndeshjen e javës së parë të kampionatit. Në pjesën e dytë Bayern Munich tentoi disa herë me Sane dhe Kimmich, por që nuk u shfaqën konkretë përpara portës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich lewandowski bayern munich lewandowski

Sondazh

Poll