Sport

Sezon i ri zakon i vjetër, Xhaka dhe Arsenal zhgënjejnë që në start, Brentford bën surprizën e madhe

13 Gusht 2021, 21:14 Nga DOSJA
Sezon i ri zakon i vjetër, Xhaka dhe Arsenal zhgënjejnë që

ANGLI– Sezoni i ri i Premier League nis me një rezultat të bujshëm. Brentford, skuadra që këtë sezon u ngjit në elitë pas 74 vjetësh nga hera e fundit mundi Arsenalin me shifrat 2-0. Në Brentford Community Stadium topçinjtë dështuan në çdo aspekt, madje as Xhaka nuk shpëtoi nga telashe skuadrën e tij që ishte graduar si kapiten.

Goli i parë do të vinte me Sergin në minutën e 22′ me një goditje perfekte të tij, por edhe një pavëmendje e mbrojtjes së Arsenalit. Skuadra e Artetës u përpoq të përmbyste ndeshjen, e megjithatë nuk dukej se kishte forcën ofensive, edhe kur në fushë hyri Saka.

Realizimi i dytë erdhi në minutën e 73′ me Norgard që e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë për të dyfishuar shifrat e për të vulosur një fitore të rrallë në këtë derbi londinez duke zhytur më keq Arsenalin i cili që në start po jep shenja se mund të përsëritë sezonin e dështuar të edicionit të kaluar.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arsenal xhaka arsenal xhaka

Sondazh

Poll