Sport

Sot, rradha e Realit të Madridit për të debutuar në sezonin e ri

14 Gusht 2021, 09:03 Nga DOSJA
Sot, rradha e Realit të Madridit për të debutuar në sezonin

SPANJE – Futbolli spanjoll, pasi ngriti siparin mbrëmjen e djeshme me sfidën Valencia-Getafe, mbrëmjen e sotme do të ndizet me një tjetër sfidë mjaft interesante.

Në orën 22:00 do të bëjë debutimin sezonal edhe Reali i Madridit, që vjen me jo pak ndryshime, pasi ia ka besuar pankinën italianit Carlo Ancelotti, i cili vjen për herë të dytë në stolin e ‘Los Blancos’, por me objektiva të njëjtë, të fitojë sa më shumë.

Madrilenët do të udhëtojnë në transfertë ndaj Alavesit, teksa debutimi i tyre pritet me mjaft interes, pasi mungojnë dyshja titullare Ramos-Varane, të cilët janë larguar dhe mbetet të shihet si do ta plotësojnë mungesën e tyre, Alaba me brazilianin Eder Militao.

Po me kaq interes pritet edhe performanca e dy emrave, si Gareth Bale dhe Eden Hazard, të cilët nuk kanë lënë gjurmë te Reali vitet e fundit, por Ancelotti ka marrë përsipër t’i rikthejë sërish në nivelet më të larta.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll