Sport

“Dhimbje koke” për Piolin, mesfushori i Milanit dëmtohet dhe rrezikon ndeshjen e parë të kampionatit

13 Gusht 2021, 18:05 Nga DOSJA
“Dhimbje koke” për Piolin, mesfushori i Milanit dëmtohet

MILANO-Një javë para fillimit të sezonit të Serisë A, Milan humbet Franck Kessie. Futbollisti i cili këtë sezon pritet të ketë më tepër përgjegjësi në mesfushën kuqezi ka pësuar një dëmtim në pjesën e kofshës dhe dyshohet për një tërheqje muskulore. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka ndjerë dhimbje pas stërvitjen në Milanello.

Milan do e nisë kampionatin kundër Sampdorias dhe mungesa e Kessies peshon shumë , sidomos duke parë që gjendja në mesfushë nuk është e mirë. Benaccer këto ditë ka kaluar Covid-19 dhe nuk është në formën e tij dhe Pioli mund të mbështetet te Tonali dhe Pobega.

Kessie, i cili hoqi dorë nga pushimet pas Olimpiadës në “TOKIO 2020”, do të jetë së bashku me Ibrën me shumë mundësi mungesat më të mëdha të kuqezinjve në prag të fillimit të kampionatit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kessie milan kessie milan

Sondazh

Poll