Sport

Van Dijk dhe “Reds” bashkë deri më 2025, holandezi rinovon me Liverpoolin

13 Gusht 2021, 13:56 Nga DOSJA
Van Dijk dhe “Reds” bashkë deri më 2025, holandezi rinovon

ANGLI – Mbrojtësi i Liverpoolit, holandezi Virgil van Dijk dhe drejtuesit e klubit të Liverpool, para fillimit të Premier League, kanë rënë dakort për të rinovuar kontratën e bashkëpunimit midis tyre, deri në verën e vitit 2025.

30-vjeçari holandez luajti vetëm pesë ndeshje të Premier League sezonin e kaluar, pasi pësoi një dëmtim të ligamenteve në tetor, i cili e bëri të humbasë edhe ndeshjet e “Euro 2020” në radhët e kombëtares së Holandës.

“E gjithë puna e madhe që kemi bërë deri më tani, vazhdon dhe mezi pres atë që e ardhmja do të sjellë së bashku me Liverpoolin. Jam i kënaqur, shumë i lumtur dhe krenar për rinovomin,”- tha mbrojtësi holandez, i cili ka bërë 130 ndeshje për Liverpoolin.

Pak ditë më parë, trajneri Jurgen Klopp është shprehur i kënaqur me gjendjen sportive të mbrojtësit Van Dijk, i cili duket plotësisht i riaftësuar dhe i gatshëm për të zbritur në fushën e lojës. Gjithsesi, trajneri gjerman u shpreh: “Van Dijk është gati, porn e nuk kemi përse të nxitojmë”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport deri në verën e vitit 2025 holandës liverpool premier league virgil van dijk deri në verën e vitit 2025 holandës liverpool premier league virgil van dijk

Sondazh

Poll