Sport

115 mln. për Interin! Lukaku, rekordmeni i Serie A, kalon edhe Pogba

13 Gusht 2021, 14:28 Nga DOSJA

ITALI – Ish-sulmuesi belg Romelu Lukaku i kampionëve të Interit, thyen rekordin e transferimeve nga Serie A. Ai është shitur për shifrën rekord të 115 milionë eurove, duke kaluar kështu edhe shifrën e ish-mesfushorit Paul Pogba të Juventusit.

Skuadra angleze e Chelsea, kampione e Europës dhe fituese e Superkupës së kontinentit, ka zyrtarizuar në radhët e saj belgun Romelu Lukaku, për të cilin ‘blutë’ e Londrës derdhën në llogarinë e zikaltërve të Interit, shifrën e 115 milionë eurove.

Kjo shifër është edhe një rekord i ri për transferimin e futbollistëve nga Serie A. Vlera e paguar për sulmuesin belg, i ka kaluar 105 milionët e paguara nga Manchester United, në sezonin 2016/17 për të marrë mesfushorin Paul Pogba nga Juventusi.

Në vendin e tretë të transferimeve renditet Gonzalo Higuain Brenda Serie A nga Napoli te Juventus për 90 milionë euro. Ulet nga podiumi Zinedine Zidane, që në sezonin 2001/02 u transferua nga Juventus te Real Madrid për 77,5 milionë euro.

Gjithsesi, legjenda franceze e mesfushës vazhdon të rezistojë në “Top 10” e transfertave të Serie A. Më poshtë renditja:

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea interit ish-mesfushorit paul pogba të juventusit romelu lukaku shifrën e 115 milionë eurove chelsea interit ish-mesfushorit paul pogba të juventusit romelu lukaku shifrën e 115 milionë eurove

Sondazh

Poll