Sport

Pas triumfit në Europian, një prej pjesëtarëve të Mancinit largohet nga stafi: Dua të stërvis, ndihem gati!

13 Gusht 2021, 17:32 Nga DOSJA
Pas triumfit në Europian, një prej pjesëtarëve të

ITALI-Daniele De Rossi i dha fund karrierës si futbollist disa kohë më parë, pasi vendosi të lërë edhe Boca Juniors, që ishte skuadra e tij e dytë dhe e fundit në karrierë, por që nuk ia doli dot të lërë gjurmë. Më pas ish-mesfushori i Romës iu bashkua përfaqësueses së Italisë në kampionatin Europian, me trajnerin Roberto Mancini që e përfshiu në stafin e tij.

Një muaj më vonë, Daniele De Rossi ka njoftuar se do të largohet nga përfaqësuesja e kaltër. Një zgjedhje e vështirë, por 38-vjeçari i ka idetë e qarta për të ardhmen e tij: “Unë dua të stërvis.Ishte një zgjedhje e vështirë sepse e gjeta veten shkëlqyeshëm me të gjithë – tha ai në një intervistë për Sportëeek –

“Unë gjithmonë do të jem borxhli ndaj ekipit kombëtar, por unë kam një ide të qartë se çfarë dua të bëj.Sado e çuditshme të duket, duke qenë se jam vetëm 38 vjeç dhe nuk jam ulur kurrë në stol, ndihem gati”. Përfundoi De Rossi.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport de rossi italia de rossi italia

Sondazh

Poll