Sport

Bundesliga ngre siparin, ‘të gjithë’ kundër Bayern Munich…

13 Gusht 2021, 09:30 Nga DOSJA

GJERMANI – Sot starton edhe sezoni i ri i Bundesligës. Në premierën, të parët në fushë do të zbresin kampionët e Bayern Munich, që në orën 20:30 do të sfidojnë në shtëpi Borussia M’Gladbach. Mes së shtunës dhe të dielës, luhen të gjitha ndeshjet e tjera dhe java e pare mbyllet të dielën me sfidën Koln-Herta Berlin, në orën 17:30.

Bavarezët, kampionë të Gjermanisë për herë të 9-të radhazi, tani ju duhet ta mbrojnë titullin nga sulmi i Leipzig, Borussia Dortmund dhe jo vetëm. Bayerni ka lëshuar Alaban, por ka marrë Upemacanon nga Leipzig, pa lëshuar të tjerë që nga Alphonso Davies e deri te Kimmich, Coman e Lewandowski. Në krye të pankinës bavareze do të jetë Julian Nagelsmannin

Pas debutimit në Bundesliga, më 17 gusht, vjen menjëherë sfida e rëndësishme me rivalët e Dortmundit për Superkupën e Gjermanisë. Këta të fundit do t’i besojnë eksperiencës së trajneri Marko Rose në debutimin në krye të stolit verdhezi, i cili i dha lamtumirën Gladbach, për të nisur një sfidë të re te Dortmundi.

Pasi kanë marrë Malen nga PSV, organika në dispozicion të tij është e një kualiteti absolut, me emra si Hummels, Thorgan Hazard, Haaland, etj., ku objektivi është t’i rrëmbejë titullin Bayernit.

Ambicie të shtuar ka edhe Leipzig, që ka shpenzuar më shumë se 90 milionë euro në merkato, ndryshe nga të tjerët. Bilanci financiar është ekuilibruar në mënyrë perfekte me shitjet e Upemacano te Bayern për 42 milionë, Konate te Liverpool për 40 milionë dhe Wolf te Gladbach për rreth 9 milionë.

Gjithsesi, ka shumë punë për të bërë për trajnerin amerikan Marcsh, i cili vjen nga Salzburgu me të cilin fitoi dy tituj dhe dy Kupa të Austrisë. Disi më pas në radhën e favoritëve, të paktën në letër, duken Leverkusen, Wolfsburgu dhe Herta. Skuadrat e sapo-ngjitura janë Bochum dhe Greuther Furth.

Ja dhe kalendari i javës së pare:

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich borussia dortmund bundesligës herta berlin leipzig bayern munich borussia dortmund bundesligës herta berlin leipzig

Sondazh

Poll