Sport

Chelsea, City, United janë ‘shpenzuesit’ e zakonshëm. Të tjerët më pas…

13 Gusht 2021, 06:15 Nga DOSJA
Chelsea, City, United janë ‘shpenzuesit’ e zakonshëm.

ANGLI – Penalltia e humbur e Saka, pritja e Donnarumma, triumfi i Italisë: Premier rifillon në ‘Wembley’, 33 ditë pas humbjes përvëluese të Anglisë në finalen e “Euro2020’. Premier Leagua po kthehet në shtëpi dhe është një nga pak siguritë e futbollit ndërkombëtar: liga angleze, e përhapur në 212 vende të botës, me një auditor të mundshëm prej 4.3 miliardë njerëz, është më e popullarizuara në planet.

Premier League është gjithashtu më i pasuri, pavarësisht humbjes prej 1 miliardë eurosh të shkaktuar nga pandemia. Ka skuadrat me vlerën më të lartë: 8.9 miliardë euro, por tregu i hapur deri më 31 gusht, mund të prodhojë lëvizje të tjetra. Eshtë një turne “i hapur”, 24 orë në ditë me mbulim mediatik, transmetim të garave, aktivitete në mediat sociale. Eshtë më i trilluari, më rraskapitësi, më magjepsësi, më fisnori, më mbresëlënësi në nivel financiar. Po the Premier League, ke thenë gjithçka.

Sezoni 2021-2022 do të jetë nr. 30 në historinë e Premier League: 20 shkurti i ardhshëm, do të jetë tridhjetë vjetori që revolucionarizoi futbollin në Angli, më 1992. Fillon ky sezon me kampionët e Manchester City: ‘banda’ e Guardiolës kthehet në rreshtin e pare, së bashku me United të Solskjaer dhe Chelsea të Tuchel.

Liverpool dhe Leicester, aktualisht duket se janë dy skuadrat e destinuara për të konkurruar për vendin e katërt. Arsenali dhe Tottenhami janë në modën e Europa League. Të sapo promovuarit janë Watford, Norwich dhe Brentford, që është rikthyer në ligën kryesore pas 74 vjetësh: Këta janë edhe klubi i 50-të që merr pjesë në Premier League dhe sot do të heqin perden, duke pritur po në Londër, ‘topçinjtë’ e Arsenalit në orën 21:00.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “topçinjtë” e arsenalit brentford chelsea të tuchel manchester city premier league sezoni 2021-2022 do të jetë nr. 30 në historinë e premier league united të solskjaer wembley “topçinjtë” e arsenalit brentford chelsea të tuchel manchester city premier league sezoni 2021-2022 do të jetë nr. 30 në historinë e premier league united të solskjaer wembley

Sondazh

Poll