Sport

Kufi te tavani i pagave/ UEFA “kopjon” basketbollin amerikan, gati ndryshimi i Fair Play Financiar

12 Gusht 2021, 20:32 Nga DOSJA
Kufi te tavani i pagave/ UEFA “kopjon” basketbollin amerikan, gati

EUROPË-Brenda një muaji, UEFA është gati për të prezantuar revolucionin e Fair Play-it Financiar. Ndër risitë që institucioni i futbollist europian do të prezantojë është tavani i pagave dhe në të njëjtën kohë do të do të vendoset taksa e luksit nëse kalohet tavani.

Sipas thashethemeve të para, klubet europiane do të kufizohen në shpenzimin e një përqindjeje fikse të të ardhurave të tyre, prej rreth 70% për pagat dhe nëse nuk zbatohet ky rregull atëherë do të ketë gjoba.Sipas Times, propozimet do të zbulohen në Zvicër muajin e ardhshëm, duke përfshirë federatat, lojtarët dhe agjentët.

Plani do të konsiderohej më i barabartë dhe transparent sesa Fair Play -i financiar aktual dhe do të lejonte pronarët më të pasur të shpenzonin përveç të ardhurave të tyre, por vetëm duke marrë taksën mbi këtë luks që do të rishpërndahej te klubet e tjera duke promovuar një ekuilibër të caktuar.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport europe uefa europe uefa

Sondazh

Poll