Sport

VIDEO/ Laçi largohet nga Belgjika me shijen e një goli, Anderlecht fiton edhe takimin e dytë

12 Gusht 2021, 20:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Laçi largohet nga Belgjika me shijen e një goli, Anderlecht

BELGJIKË-Njësoj si në ndeshjen e parë ashtu edhe në të dytën, Laçi del i mundur përballë Anderlecht. Normalisht do të ishte utopike të mendoje një rezultat tjetër në Belgjikë, megjithatë kurbinasit dalin të mundur me shifrat 2-1 me shijen e një goli. Realizimi i parë erdhi në minutën e 32-të nga Amazu, ndërsa Vercharen do të dyfishonte shifrat në të 71-tën për Anderlehtin.

Por në fund Laçi do të largohej me shijen e një goli kundër gjigantëve të Belgjikës.Lushkja finalizon me mjeshtëri aksionin, duke ngushtuar diferencat në minutë e 85. Një gol ky që vlen më tepër për statistikë, duke ditur rezultatin e përgjithshëm 5-1 në favor të ekipit të drejtuar nga Kompany.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league laçi conference league laçi

Sondazh

Poll