Sport

Tjetër tentativë e Manchester Cityt, ofertë marramendëse për Harry Kane

13 Gusht 2021, 08:38 Nga DOSJA
Tjetër tentativë e Manchester Cityt, ofertë marramendëse

ANGLI – Kampionët e Premier League nuk heqin dorë nga tentativat për të sjellë në Manchester sulmuesin Harry Kane. Kësisoj ata kanë ofruar një ofertë të re marramendëse për lojtarin e Tottenham Hotspur.

Sipas “The Guardian”, skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola, ka bërë gati ofertën prej 127 milionë, ndërkohë që thuhet, se drejtuesit e klubit londinez të Spurs-ave kërkojnë 150 milionë stërlina për t’i dhënë ‘lirinë’ sulmuesit të tyre.

Për rastësi, Manchester City dhe Tottenham, në dielën, në orën 17:30, do të ballafaqohen midis tyre në kuadër të javës së parë të Premier League. Lajmet, nëse Kane do të luajë në këtë takimi, apo jo, janë kontradiktore.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport harry kane manchester city premier league harry kane manchester city premier league

Sondazh

Poll