Sport

Laporta justifikohet para tifozëve për largimin e Messit: “Barcelona ka shumë borxhe, ndarja ishte zgjidhja e vetmeR

13 Gusht 2021, 05:24 Nga DOSJA

SPANJE – Presidenti ‘blaugrana’, Joan Laporta, ka nxituar të dalë në një konferencën për shtyp, ku është përpjekur t’u shpjegojë tifozëve të Barcelonës, arsyet e mos rinovimit të kontratës me Lionel Messit: “Ndarja ishte zgjidhja e vetme, ne trashëguam një situatë katastrofike ekonomike: pagat tejkalojnë të ardhurat e klubit dhe ne nuk kemi marzhe pagash. Për të pasur vend për 25 milionë, ne na duhet të kursejmë 100. Humbjet janë shumë të larta, borxhet janë të larta dhe shumë të rëndësishme. Ne nuk kemi marzhe pagash. Kontratat sportive na venë në vështirësi”.

Presidenti ‘blaugrana’ vazhdon: “Dua të jetë e qartë, se Leo donte të qëndronte dhe se klubi donte që ai të qëndronte. Por vjen një kohë, që në një negociatë ju duhet t’i analizoni gjërat në mënyrë rigoroze dhe me shifra. Eshtë e trishtueshme, por unë mendoj se kemi bërë më të mirën për Barçën”.

Pastaj vjen lamtumira: “Rinovimi i kontratës së tij do të kishte një rrezik financiar për ne, ndarja është më e mirë për interesat e klubit. Messi la një trashëgimi të madhe. Ai është lojtari me më shumë tituj në historinë e klubit. Ai la shumë gëzime, një iluzion kolektiv. Ne kemi mirënjohje të përjetshme, por do të fitojmë edhe pa të”.

Më në fund Laporta kthehet për të përshkruar situatën financiare të klubit: “Rregulli i La Ligas (një lloj kufiri mbi pagat) mund të jetë më fleksibël, por nuk është një justifikim sepse ne e dinim atë. Menaxherët po punojnë shumë për të liruar një pjesë e pagave ekzistuese, por nuk është e lehtë sepse kontratat janë në fuqi. Lojtarët e rinj (Depay, Aguero dhe Garcia) që kemi blerë i kanë pranuar kushtet financiare të Barçës dhe ne jemi të sigurt se do të jemi në gjendje të nënshkruajmë ta.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport joan laporta lionel messit t'u shpjegojë tifozëve të barcelonës joan laporta lionel messit t'u shpjegojë tifozëve të barcelonës

Sondazh

Poll