Sport

Sot është dita e Locatellit: Juvja takim ballë për ballë me Sassuolon!

13 Gusht 2021, 05:53 Nga DOSJA
Sot është dita e Locatellit: Juvja takim ballë për

ITALI – Sot është dita. Vendi takimit është selia e Juventusit në Continassa. Tema e diskutimit është gjithmonë ai, Manuel Locatelli. Mesfushori ka qenë objektivi i vetëm dhe i deklaruar i tregut të Juventusit, që nga fillimi i verës. Klubi i Agnellit dhe Sassuolo janë takuar disa herë gjatë muajve të fundit, duke e pasur më të vështirë seç pritej, për të arritur një pikë takimi midis ofertës dhe kërkesës.

Locatelli gjithmonë ka pritur në heshtje. Ai nuk ka folur publikisht, por ka qenë gjithmonë i qartë me punëdhënësin e tij: ai nuk e ka fshehur se dëshiron Juventusin dhe nuk ka ndërmend të marrë në konsideratë zgjidhje të tjera, madje as në Angli.

Takimi është caktuar për orën 14:30, me administratorin Carnevali, i cili do të gjejë një delegacion të plotë ose pothuajse të plotë të Juventusit që e pret: do të jetë kreu i zonës sportive Cherubini, administratori Arrivabene dhe zv.presidenti Nedved.

Përbërja e madhe e pjesëmarrësve në takim konfirmon se sa të sigurt janë në Torino për tymin e bardhë. Por kjo gjithashtu dëshmon edhe për synimin e tyre për të shkuar përtej negociatave të thjeshta, për të krijuar një bashkëpunim të ardhshëm midis dy klubeve.

Cherubini dhe Carnevali janë ndalur në një distancë të caktuar, si nga pikëpamja e vlerësimit ashtu edhe nga formula. Oferta origjinale nga Torino ishte, pa hyrë në detaje: 32 milionë, por me shumë kushte.

Administratori i Sassuolos nuk lëviz: 40 milionë, sipas kërkesës fillestare para Kampionatit Europian. Nëse sot arrihet një marrëveshje midis klubeve, atëherë gjërat duhet të shkojnë shumë mirë për mesfushorin ‘azzurr’. Sot është dita e Manuel Locatellit…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport administratori arrivabene administratorin carnevali manuel locatelli sassuolo zv.presidenti nedved administratori arrivabene administratorin carnevali manuel locatelli sassuolo zv.presidenti nedved

Sondazh

Poll