Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Teuta kapitullon ndaj Shamrock Rovers, durrsakët përshëndesin Europën me… milionat në xhep

12 Gusht 2021, 20:03 Nga DOSJA
CONFERENCE LEAGUE/ Teuta kapitullon ndaj Shamrock Rovers, durrsakët

ELBASAN– Teuta i jep fund aventurës Europiane. Skuadra durrsake detyrohet të dorëzohet në raundin e tretë të Conference League, përballë Shamrock Rovers.Pas humbjes 1-0 në Irlandë, këtë herë skuadra e drejtuar nga Edi Martini u dorëzua pa kushte dhe kjo u pa që në minutat e para, Gaffney shënoi në minutën e 26′, realizimi i futbollistit rezultoi si një dush i ftohtë, ndërsa po i njëjti lojtar shënoi në minutën e 62′ duke siguruar kështu “play off”-in për skuadrën e tij.

Shamrock Rovers shkon kështu në fazën e fundit të këtyre kualifikueseve, ku përballë do të kenë Florën e Talinit, ndërsa nga gjithë kjo eksperiencë Teuta del me 1.6 milionë euro fitim.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league teuta conference league teuta

Sondazh

Poll