Sport

“Telenovela” Mbappe, të hënën “seria e fundit”, vendos Al Khelaifi

13 Gusht 2021, 04:45 Nga DOSJA
“Telenovela” Mbappe, të hënën “seria e

FRANCE – Diskutimet nëse sulmuesi Kylian Mbappe do të iki drejt Real Madridit si kundër thuhet, apo do të qëndrojë te Paris SG, tashmë janë kthyer në një telenovelë gjatë ditëve të kësaj vere. Thuhet, se të hënën do të zhvillohet edhe seria e fundit e saj…

Në fillim të javës së ardhshme, ylli francez do të ketë një takim me presidentin Al-Kheklaifi, ku do të bisedohet me presidentin për të ardhmen e tij. Nëse ai largohet, qëndron apo rinovon kontratën, sheiku arab i PSG-së duhet ta mësojë menjëherë.

Në varësi të vendimin të lojtari, klubi parizien do të bëjë lëvizjen e radhës. Nëse do të rinovojë kontratën, kuptohet do të ketë festë. Por nëse Mbappe është i vendosur për të mos vazhduar më në “Parc des Princes”, atëherë PSG do të detyrohet ta shesë që tani për të mos e humbur pas një viti, me parametra zero.

Në fakt, me mbërritjen e Messit në Paris, janë shtuar shanset që Mbappe të qëndrojë, pasi do të bënte pjesë në “tredhëmbëshin” e ëndrrave me Neymar dhe “Pleshtin”. Al-Kheliafi, gjatë prezantimit të argjentinasit, kur u pyet nëse Mbappe do të qëndronte, deklaroi se me afrimin e Messit nuk kishte çfarë të bënte më shumë për ta bindur. Fjala e fundit është e Mbappe.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “parc des princes” kylian mbappe presidentin al-kheklaifi real madridit “parc des princes” kylian mbappe presidentin al-kheklaifi real madridit

Sondazh

Poll