Sport

VIDEO/ Prishtina eleminohet nga Conference League, Bodo/Glimt i falet talentit 21-vjeçar

12 Gusht 2021, 18:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Prishtina eleminohet nga Conference League, Bodo/Glimt i falet talentit

NORVEGJI– Përfundon ëndrra e Prishtinës në Conference League. Kampionët e Kosovës nuk arritën dot të mbanin rezultatin e ndeshjes së parë ku bardheblutë kishin fituar në Prishtinë me shifrat 2-1, por në Norvegji dorëzohen pa kushte duke u mundur me shifrat 2-0.

Gjithsesi, kampionët e Norvegjisë ia dolën të përmbysin rezultatin në duelin e kthimit, që u luajt sot në “Aspmyra Stadion”. Heroi i ekipit vendas ishte Erik Botheim. 21-vjeçari ndëshkoi Prishtinën në minutat 18′ dhe 78′. Skuadra norvegjeze siguron kështu fazën “Play-Off” të Conference League.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bodo/glimt conference league prishtina bodo/glimt conference league prishtina

Sondazh

Poll