Sport

“Kam bërë tifo për Chelsea-n që fëmijë”, fjalët e para të Lukakut si lojtar i klubit londinez: Kjo mundësi vjen në

12 Gusht 2021, 17:46 Nga DOSJA
“Kam bërë tifo për Chelsea-n që

ANGLI-Romelu Lukaku ka mbërritur në Londër për të nisur aventurën e tij të dytë në Premier League. Sulmuesi belg, pasi kishte kryer ekzaminimet e para mjekësore në Milano, u drejtua për në Monte Carlo për të nënshkruar rinovimin e marrëveshjes me agjentin e tij Federico Pastorello dhe më pas fluturoi për në Angli. Në Londër lojtari nënshkroi kontratën për 5 vjet me 12 milionë euro në sezon dhe më vonë u njoftua zyrtarisht nga klubi londinez.

Interi do të përftiojë 115 milionë euro, për të investuar, të paktën pjesërisht. Lukaku largohet nga zikaltrit pas dy sezoneve, në të cilat ai luajti 72 ndeshje duke shënuar 47 gola. Sezonin e kaluar, sulmuesi belg ishte vendimtar në fitimin e titullit kampion duke shënuar 24 gola. Lukaku më pas foli pas arritjes së marrëveshjes.

 

 

 

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

“Jam i lumtur dhe i bekuar që kthehem në këtë klub të mrekullueshëm. Unë e kam mbështetur Chelsean që fëmijë. Mënyra se si po shkon klubi i përshtatet në mënyrë perfekte ambicieve të mia dhe sapo fitova kampionatin në Serie A. Kjo mundësi vjen në kohën e duhur dhe ne mund të kemi shumë suksese së bashku”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea lukaku chelsea lukaku

Sondazh

Poll