Aktualitet

‘Jam thjesht viktimë, plani ishte i Fatmirit’/ Iu dështoi arratisja, Çekaj ia hedh fajin shokut: Nuk ka qenë meritë e p

11 Gusht 2021, 10:23 Nga DOSJA
‘Jam thjesht viktimë, plani ishte i Fatmirit’/ Iu dështoi

TIRANË– Arbër Çekaj ka mohuar akuzat për arratisje nga burgu 313 në Tiranë. Përballë trupës gjykuese ai u shpreh se nuk kishte në plan të arratisej mirëpo në mënyrë instiktive ndoqi nga pas Fatmir Pjetrin, duke mos ditur se çfarë kishte ai në mendje. Çekaj insistoi duke thënë se nuk është kriminel e nëse do ishte një i tillë do ishte në Kosta Rika apo shtet tjetër.

“Unë nuk kam goditur asnjë polic, i ndikuar nga gjendja e rënduar psikologjike, për shkak të burgosjes së babait tim, kam ndjekur në mënyrë instiktive Fatmir Pjetrin, kur e pashë duke u larguar. Nuk ka qenë meritë e policisë, ndalimi im, por vetë unë jam kthjelluar se kjo nuk është zgjidhje.Unë nuk jam kriminel dhe respektoj ligjet e shtetit tim. Po të mos ishte kështu do të isha larguar për në Kosta Rika ose ndonjë shtet tjetër, po të isha kriminel, do të isha duke pirë kafe në kosta rika. Pohoj se ka segmente të shtetit që po punojnë kundër familjes sime.Jam thjesht viktimë, plani ishte i Fatmirit, këtë e ka pohuar dhe ai vetë. Kam qenë me kafe në dorë, dhe kur e kam parë të largohej e ndoqa nga pas, pa e ditur se ku po shkonte. Kjo është e vërteta e vetme dhe gjithë të tjerat janë spekulime”, ka thënë Çekaj.

Iu DËSHTOI tentativa e arratisjes nga burgu 313 me çarçaf/ Gjykata i lë në burg! Fatmir Pjetri pranon se ishte ‘ideatori’, Arbër Çekaj e nxjerr zbuluar: Jam VIKTIMË. Çepele: Tentova vetëvrasjen

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj fatmir pjetri tentativa per arratisje tek 313 arber cekaj fatmir pjetri tentativa per arratisje tek 313

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Gusht 2021, 09:01

TIRANË– Tre ditë më parë tentuan që të arratiseshin nga burgu 313 në Tiranë me çarçaf dhe për këtë Gjykata e Tiranës vendosi t’i lërë sot në ...