Politike

Protesta e opozitës, Salianji:Sot të gjithë para selisë të së keqes

2 Qershor 2019, 12:25 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Salianji:Sot të gjithë para selisë

Tiranë- Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji për protestën e sotme të opozitës iu bën thirrje gjithë popullit që të marrin pjesë në marshimin e sotëm.

Ai shton se zgjedhjet janë dita ku populli vendos kush meriton të zgjidhet mbi oferta politike dhe jo dita kur pushteti do të imponojë me farsa formale se cilët do të vjedhin dhe diktojnë jetën e qytetarëve.

Ai thekson se sot duhen të jenë të gjithë përpara selisë të së keqes, për liri, për dinjitet, për Shqipërinë si Evropa.

Reagimi i plotë:

“Skllavêria si çdo pësim tjetër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet në fund një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mbi zverk e durojnë me gëzim! Ata jo vetëm s’marrin vesh çdo me thënë liri por ndjejne urrejtje për mbrojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët” thoshte Konica.
Sot larot e krimit nuk lenë kuisje pa përdorur për të mbrojtur pushtetin personal dhe milionat e Ramës dhe kopesë së tij kriminale, përballë kanë një popull që për liri ka sakrifikuar gjakun e mijëra martirëve, larot e krimit le ta gëzojnë mbi zverk nënshtrimin, qytetarët do të luftojnë për liri, liria për të zgjedhur është themelore.

Zgjedhjet janë dita kur populli vendos se kush meriton të zgjidhet mbi bazën e ofertave politike dhe jo dita kur pushteti do të imponojë me farsa formale se cilët do të vjedhin dhe diktojnë jetën e qytetarëve për 4 vitet e ardhshme!

Sot, ora 19:00 të gjithë përpara selisë të së keqes, për liri, për dinjitet, për Shqipërinë si Evropa!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji protesta e opizitës 30 maj 2019 ervin salianji protesta e opizitës 30 maj 2019

Sondazh

Poll