Politike

Rama nis fushatën me fjalime të kopjuara, flet si politikani kosovar, krahasimi me Albin Kurtin

2 Qershor 2019, 10:17 Nga DOSJA
Rama nis fushatën me fjalime të kopjuara, flet si politikani kosovar,

Tiranë- Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama hapi fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

Nëse i dëgjojmë me vëmendje deklaratat e Edi Ramës në fjalimin e djeshëm, përveç strukturës së krahasimit të gjatë me “Ne” dhe “Ata”, Rama ka mbajtur fjalim si Albin Kurti.

Mesa duket Rama është frymëzuar nga nga lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti. Mënyra se si Rama është shprehur duke përdorur në formë krahasimi në mënyrë të përsëritur përemrat vetorë “ne” dhe “ata” është e njëjtë me mënyrën si Albin Kurti u shpreh në fushatën e vitit 2013 në Kosovë.

KRAHASIMI:

Pjesë nga fjalimi i Ramës dje:

Ata kanë të drejtën e tyre të luftojnë qeverinë, kanë të drejtën e tyre të bërtasin në kupë të qiellit, kanë të drejtë të na shajnë dhe të kërkojnë largimin tonë, madje është e drejta e tyre që të mos lënë dy gurë bashkë për të mos çelur ne negociatat. Por ata ta harrojnë se mund të bëjnë ndonjë gjë tjetër vetëm se të vetëvriten me njëri tjetrin. Ata kanë një problem, janë pak ne kemi një avantazh, ne jemi shumë. Ata janë dembelë dhe nuk punojnë, ne jemi punëtorë dhe të përkushtuar. Ata janë frikacakë dhe të alarmuar nga reforma në drejtësi, ne jemi të vendosur që të bëjmë shtet dhe të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Ata janë në panik dhe i drejtohen dhunës, ne jemi në të drejtën tonë dhe i drejtohemi popullit. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne ky vend nuk ka parë. Kthehuni pak në histori ata kanë prishur, ndërsa ne kemi punuar. Ata kanë bërë pis, ndërsa ne kemi pastruar.

Pjesë nga fjalimi i Albin Kurtit në vitin 2013:

Ata bëjnë pazare. Ne bëjmë demonstrata.
Ata kanë klientë. Ne jemi qytetarë.
Ata janë pronarë. Ne jemi prodhues.
Ata janë zaptues. Ne jemi çlirues.
Ata janë imitues. Ne jemi krijues.
Ata kanë lojëra fati. Ne jemi fati që nuk luan.
Ata duan principatë. Ne duam Republikë.
Ata duan ndarje. Ne duam bashkim.
Ata duan më shumë prona. Ne duam më shumë vende pune.
Ata duan privaten. Ne duam publiken.
Ata janë materialistë. Ne jemi idealistë.
Ata janë të korruptuar. Ne jemi të pakorruptueshëm.
Ata duan të sundojnë. Ne duam të qeverisim.
Ata shpenzojnë. Ne do të investojmë.
Ata janë përfaqësimi formal me vendimmarrje informale. Ne jemi pjesëmarrja përmbajtësore me vendimmarrje demokratike.
Ata kanë xhipa. Ne duam trotuare.
Ata kanë vëllezër e kushërinj. Ne kemi shoqe dhe shokë.
Ata kanë gurthyes. Ne kemi libra.
Ata duan heshtje. Ne jemi zëri.
Ata kanë parti që ngecin. Ne jemi lëvizja që ecën.
Ata duan të frikësojnë. Ne gjithmonë guxojmë.

Ata do të humbin. Ne do të fitojmë!

Albin Kurti
1 Nëntor 2013

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti edi rama rama nis fushatën me fjalime të kopjuara albin kurti edi rama rama nis fushatën me fjalime të kopjuara

Sondazh

Poll