Politike

Kriza/”A duhet të ulet Basha me Ramën tavolinë”?, flet Patozi: Ja çfarë duhet të bëjë që PD të futet në zgjedhje

2 Qershor 2019, 11:06 Nga DOSJA
Kriza/”A duhet të ulet Basha me Ramën

Tiranë- Prej disa muajsh vendi ndodhet në një krizë politike dhe opozita ka vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhjet 30 qershori. Për këtë situatë ka folur kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, i cili shprehet se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Sipas dikush tjetër duhet të marrë në drejtim PD-në dhe duhet të futet në zgjedhjet e 30 qershorit.

Pjesë nga intervista:

Si i komentoni protestat e fundit të opozitës? Sipas jush çfarë qëndrimi duhet të mbajë Basha në këtë ngrëç politik?

Ata janë futur në një rreth vicioz dhe janë të detyruar që të luajnë me protesta se s’kanë rrugë tjetër, por kjo është një vendimi tyre. Unë  e kam thënë edhe më përpara dhe nuk dua që të tingëllojë si subjektive por nëse do të isha në vend të tij do të kisha shpëtuar Partinë Demokratike, të cilës i detyrohet, duke sakrifikuar veten, pasi duke mos hyrë në zgjedhje do të sakrifikojë edhe veten edhe PD-në.

Po thoni që Basha duhet të ulet në tavolinë me Ramën, të negociojë?

Jo unë,  të isha unë po thoja që po të isha në vendon tij do të kisha dhënë dorëheqjen do të kisha lënë partinë pastaj në dorë të dikujt tjetër që do ta kishte çuar në zgjedhje sepse vetëm kështu mund të shpëtojnë PD-ja.

Po thoni të dialogojë me Ramën?

S’ka pse të dialogojë me Ramën, thjesht të futet në zgjedhje.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu rama basha intervista astrit patozi lulzim basha dialogu rama basha intervista astrit patozi lulzim basha

Sondazh

Poll