Politike

Sot në darkë opozita në protestë, Rama nxjerr foton e makinës, tregon mëngjesin e tij

2 Qershor 2019, 09:49 Nga DOSJA
Sot në darkë opozita në protestë, Rama nxjerr foton e

Tiranë- Partitë opozitare ashtu siç kanë paralajmëruar edhe më herët, ditën e sotme në orën 19:00 pritet që të zhvillojnë protestën e 7-të kombëtare. Opozita e bashkuar do të mbajë tubimin e radhës para kryeministrisë. Në gatishmëri të plotë në terren janë 1300 forca policie  për të shmangur incidentet e mundshme dhe dhunën e protestuesve.Godina e kryeministrisë është rrethuar me gardh metalik, si dhe janë instaluar kamera.

Por si e nis ditën sot kryeministri Edi Rama?

Rama ka publikuar një foto në Instagram ku shprehet: “Mëngjesi i Zahos për mua sot”. Në makinën e kryeministrit janë vendosur disa lodra të djalit të tij të vogël, në pjesë të ndryshme të saj.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fotoja me zahon makina e ramës edi rama fotoja me zahon makina e ramës

Sondazh

Poll