Politike

Opozita në protestë, Rama në Lezhë: Kanë frikë nga zgjedhjet. Pjerini na hoqi dhimbjen e kokës

2 Qershor 2019, 10:47 Nga DOSJA
Opozita në protestë, Rama në Lezhë: Kanë frikë nga

Tiranë- Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur që një ditë pas çeljes së fushatës në Tiranë, të shkojë në Lezhë dhe të çelë fushatën e PS-së.

Vizitën e tij ai e paralajmëroi ditën e sotme me anë të një postimi në Twitter, ku shprehej: 

“Sot në 18.00 fushata e 30 qershorit vazhdon me Lezhën, të cilës bashkë me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin/Velipojë dhe hapjen e një kapitulli të zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit”.

Ai nuk ngurroi të sulmojë opozitën nga Lezha, ndërsa u shpreh i vendosur se nuk do shtyhen zgjedhjet.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje për të ndryshuar Lezhën.

Ai foli edhe për projektin e rrugës Milot-Balldren duke thënë se ndërtimi i saj do zëvendësojë autostradën e vdekjes , e cila i ka marrë jetën shumë njerëzve por edhe një zhvillimi të turizmit në në vend. Po ashtu kryeministri u ndal edhe tek ata që do të cënojnë zgjedhjet e 30 qershorit dhe dënimet për ta.

Nga ana tjetër pjerin ndreu u shpreh se më 30 qershor Lezha do të shpëtojë nga drejtimi i dobët, e do të fillojë transformimin duke u krahasuar me Tiranën e Fierin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama në lezhë protesta e opzitës 2 qershor 2019 edi rama në lezhë protesta e opzitës 2 qershor 2019

Sondazh

Poll