Politike

Tubimi i opozitës/ Kryemadhi: Të gjithë bashkë të jemi në protestën e shpresës

2 Qershor 2019, 10:10 Nga DOSJA
Tubimi i opozitës/ Kryemadhi: Të gjithë bashkë të jemi

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet sot para kryeminsitrisë në orën 19:00.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shprehet se sot është dita e qytetarëve, Shqipëria ka nevojë bashkë të dëshmojmë se e ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë peng i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare, ka nevojë që të gjithë bashkë të dëshmojmë se e ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë peng i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës!

Sot është dita e qytetarëve.

Prandaj të gjithë bashkë, 
pa asnjë dallim në jemi të rinj apo të moshuar, 
burra apo gra, 
nga fshati apo nga qyteti, 
nga Jugu a nga Veriu, 
me apo pa parti, 
të majtë apo të djathtë,
të jemi bashkë në protestën e shpresës, sepse e keqja po shembet dhe se e nesërmja bëhet më e mirë, vetëm kur qytetarët i dalin zot fatit të tyre!

Shqipëria pa varfëri dhe me punë të ndershme, pa korrupsion e në luftë me krimin e organizuar, pa drogë e oligarkë, por me njerëz që e duan familjen dhe atdheun e konsiderojnë shtëpinë e tyre, është më e rëndësishme, më e madhe dhe më e fortë se Edi Rama dhe klani i tij kriminal!

Sot më shumë, sot më të vendosur, sot më të fortë, sot më të bashkuar!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi protesta e opozites 2 qershor 2019 monika kryemadhi protesta e opozites 2 qershor 2019

Sondazh

Poll