Protesta/ Paloka i përgjigjet kryeministrit me ironi: Grushti i fuqishëm i Edvinit! (VD)
2 Qershor 2019, 12:08Nga DOSJA
Tiranë- Edi Paloka, nënkryetari i PD, ka reaguar duke ironizuar kryeministrin Edi Rama për mitingun e djeshëm të opozitës. Paloka ka publikuar një video, në të cilën shkruan me sarkazëm: “Rama kërcënoi dje shqiptarët të mos luajnë me zjarrin… ndryshe do të përballen me grushtin e fuqishëm të Edvinit”.
Ditën e djeshme Rama u shpreh: “Nuk duam të shohim askënd prapa hekurave…Do të jemi të vërtetë dhe do t’u themi sa keq përfundon një njeri që dhunon të drejtën zgjedhore. Shkon deri aty sa i pengon vetes dhe familjes lirinë për lëvizje në SHBA, po ashtu edhe të hyrjes në BE.”
Video e publikuar nga Paloka:
Partitë opozitare ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët, ditën e sotme në orën 19:00 pritet që të zhvillojnë protestën e 8-të kombëtare. Opozita e bashkuar do të mbajë tubimin e radhës para kryeministrisë. Në gatishmëri të plotë në terren janë 1300 forca policie të për të shmangur incidentet e mundshme dhe dhunën e protestuesve. Godina e kryeministrisë është rrethuar me gardh metalik, si dhe janë instaluar kamera sigurie.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi në një intervistë për Dosja.al ka folur për arsyet e krijimit të partisë së re, krizën politike dhe zgjedhjet ...
Tiranë- Prej disa muajsh vendi ndodhet në një krizë politike dhe opozita ka vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhjet 30 qershori. Për këtë situatë ka folur k...
Fier- Kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi i ka kërkuar drejtueses së DAR në Fier që të mbledhë të gjitha kartat e identitetit të mësuesve për të qenë në d...
Tiranë- Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi në një intervistë për Dosja.al ka folur për akuzat që hidhen nga opozita se mbështetet nga Rama, si për regjist...
Tiranë- Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama hapi fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.Nëse i dëgjojmë me vëmendje deklaratat e Edi Ramës në fjalimin e djesh...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet sot para kryeminsitrisë në orën 19:00. Në një pos...
TIRANË- Opozita e bashkuar do të mbajë sot protestën e radhës para kryministrisë në orën 19:00. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në Face...
Tiranë- Partitë opozitare ashtu siç kanë paralajmëruar edhe më herët, ditën e sotme në orën 19:00 pritet që të zhvillojnë protestën e 7-të kombëtare. Opo...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka thënë se qytetarët protestues nga qarku i Gjirokastrës kërkohet të terrorizohen, me metoda poli...