Politike

Socialistët nisin presionet, Subashi i Fierit urdhër për mësuesit: Mblidhuni kartat, kush s’voton, pushohet nga puna

2 Qershor 2019, 10:40 Nga DOSJA
Socialistët nisin presionet, Subashi i Fierit urdhër për

Fier- Kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi i ka kërkuar drejtueses së DAR në Fier që të mbledhë të gjitha kartat e identitetit të mësuesve për të qenë në dijeni se kush do të votojë dhe kush jo.

Dosja.al mëson se ditën e votimit, më 30 qershor do të ketë vëzhgues të PS-së në çdo qendër votimi edhe gjithë personat qe do marrin flet votimi do të shënohen.

Me pas këta persona që votuan do të shënohen në listat e PS-së ata persona qe nuk do votojnë do të identifikohen dhe në rast se rezulton personat qe nuk ka votuar janë në punë shteti do të hiqen nga puna.

Theksojmë se arsimi në Fier ka  3200 punonjës dhe nëse i shumëzojmë me 4 pjestarë për familje del një numër i konsiderueshëm votash.

Mësohet se objektivi i vërtetë është pjesëmarrja e madhe ne zgjedhje pasi nëse arrihet kjo gjë edhe ndërkombëtarëve u tregohet qe foli populli me votë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike armandi subashi urdhri i subashit për mësuesit zgjedhjet e 30 qershorit armandi subashi urdhri i subashit për mësuesit zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll