Politike

Akuzat se mbështet nga Rama, Patozi iu përgjigjet kritikëve: Sot do kisha 63 kandidatë

2 Qershor 2019, 10:24 Nga DOSJA
Akuzat se mbështet nga Rama, Patozi iu përgjigjet kritikëve: Sot

Tiranë- Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi në një intervistë për Dosja.al ka folur për akuzat që hidhen nga opozita se mbështetet nga Rama, si për regjistrimin në KQZ por edhe për krijimin e partisë.

Patozi është shprehur se nëse do të kishte ndonjë mbështetje do të kishte kandiduar në të 61 bashkitë e vendit. Ai thekson se Bindja Demokratike është një forcë e re e cila në shumë bashki kandidon  e vetme.

Pjesë nga intervista:

Sipas leximit që i bëni ju Kodit Zgjedhor, kush do t’i marrë komisionerët e opozitës në komisionet zonale dhe ato të qendrave të votimit?

Janë forcat opozitare që marrin pjesë në zgjedhje, duke i përfshirë edhe ne. Ne mund të jemi më të rëndësishmit këtu sepse ne e kemi treguar me pjesëmarrje në kandidim. Kemi shumë kandidatë, pra kemi 25 kandidatë në bashkitë e vendit dhe janë të vetmet bashki ku qeveria nuk kandidon e vetme.

Pse nuk kandiduat në të 61 bashkitë?

Nuk kandiduam në të 61 bashkitë pasi nuk kishim kohë. Një parti e re sado që u krijua u përpoq, ne nuk patën mundësi që të kandidojmë në të gjitha bashkitë. Kjo në fakt është edhe një përgjigje për këta kritikët që na akuzojnë si bateristë të qeverisë. Në rast të kundërt do ta kishim shumë të lehtë të kishim jo 61 por 63 kandidatë për kryetar bashkie.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama intervsita astrit patozi patozi iu përgjigjet kritikëve edi rama intervsita astrit patozi patozi iu përgjigjet kritikëve

Sondazh

Poll