Sport

Lotët e milionerëve të futbollit…

10 Gusht 2021, 07:58 Nga DOSJA

ITALI – Nga lotët e Mesit, te këmbëngulja e Lukakut dhe ftohtësia e Donnarummës, një verë që na tregoi tri mënyra të ndryshme, se si të largohesh nga një skuadër që të ka rritur, në rastin e Messit dhe Donnarummës, te një skuadër tjetër. Nuk flasim këtu për emigrantë, apo njerëz që largohen prej urisë apo arsyeve politike, por për njerëz që janë milionerë dhe i presin kontrata milionerësh.

1. Nëse do t’i besojmë lotëve të ndershëm të Messit, gjithçka është e qartë. Përpara tij në fakt ishin bashkëshortja me tre fëmijët, në krahun tjetër shokët e ekipit, një panoramë që për këdo do të sillte lot.

Por nuk mund të harrojmë pikën e mbërritjes. Messi po shkon në ”planetin” PSG, e pret një kontratë prej 20-40 milionë eurosh në vit dhe kjo nuk është aspak keq për një 34-vjeçar. Vështirë ta kuptosh një situatë të tillë, nga njëra anë sytë e përlotur dhe nga ana tjetër një mal me para, por janë pjesë e të njëjtit film, që provokojnë histori të ndryshme dhe reflektime.

Messi kishte të drejtën e tij të ishte i emocionuar dhe të përlotej, por ndoshta mund të ishte zgjedhur një ambient më pak familjar dhe ndoshta emocionet e tij do të ishim më të kontrolluara. Dikur momente të tilla e vinin përballë personazhin me gazetarë me zemër të fortë, por këtë herë ajo atmosferë qe krijoi binomin lotë-para solli shumë diskutime.

2. Ndërkohë Romelo Lukaku është rikthyer i karikuar, i qeshur dhe gati në Pinnetina, thanë mediat kur ai u shfaq pas pushimeve. Mbylli një Europian relativisht të mirë me Belgjikën e tij, bëri pushimet në Karaibe dhe gjithçka ishte “Ok”. Më 26 korrik shfaqet në foto me trajnerin e ri Simone Inzaghi, të dy të qeshur e me diçiturën jemi gati.
Dy ditë më vonë sërish postime nga stërvitja, ku tregonte entuziazmin e punës së fortë për të gjetur ritmin dhe formën në prag të sezonit të ri. 9 ditë më parë shkruante “Milano 100%”, një deklaratë besnikërie që i çmendi tifozët.

Por sot, vështirë të besojmë që Lukaku nuk e dinte tentativën që kish nisur me Chelsean, ndoshta në fakt ai dinte edhe përfundimin e saj. Themi me ndoshta për të mos u bërë dashakeq. Një lëvizje dinake në fillim dashurie dhe besnikërie e më pas largimi. Një lëvizje e planifikuar në detaje. Pas sulmuesit është menaxheri i tij Federico Pastorello dhe shoqëria amerikane “Roc Nation”, e njohur për fushën e saj të veprimit në ‘show’ dhe biznes. Lukaku te Chelsea do të marrë pak më pak se dyfishin e asaj që merrte tek Interi.

3.Giggio Donnarumma është 22-vjeç, pak më tepër se thjesht një adoleshent. La Milanin, ishte një lamtumirë e gjatë që erdhi si pasojë e mungesës së rinovimit prej shumë kohësh.
Nuk vendosi ai të largohej, por ishte menaxheri i tij Mino Raiola që nuk mbeti i kënaqur nga oferta e drejtorit Ivan Gazidis dhe Paolo Maldinit, dule e çuar drejt PSG me parametra zero.
Raiola dhe stafi i tij u mor me shkëputjen e lojtarit deri në detaje, duke postuar edhe një video në Instagram me nota emocionale. “Erdha te Milani kur isha fëmijë…, por erdhi momenti të përshëndetemi pas një zgjedhjeje që nuk ishte aspak e thjeshtë. I uroj Milanit të gjitha sukseset e mundshme dhe e bëj kë gjë me zemër.”

Një largim i thatë i ftohtë dhe mbi të gjitha pa hipokrizi. Ndoshta ajo shprehja “vendimi nuk ishte i thjeshtë” ishte e tepërt, pasi tek PSG, Donnarumma do të marrë rreth 12 milionë euro në vit, por nuk mund t’i kesh të gjitha.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll