Sport

Kroos bën merkaton e Realit: Nuk do të surprizohesha nëse Mbappe do të transferohej në Madrid

9 Gusht 2021, 17:42 Nga DOSJA
Kroos bën merkaton e Realit: Nuk do të surprizohesha nëse Mbappe

SPANJË-Në Gjermani reputacioni i tij është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, pasi u konsiderua si një nga arsyet e dështimit të Gjermanisë në kampionatin Europian. Në Madrid, megjithatë, Toni Kroos është ende një mit e tani që Ramos dhe Varane janë larguar nga Real Madrid, mesfushori mbetet “flamuri” i skuadrës madrilene.

Gjermani, gjithmonë është i kujdesshëm në deklaratat e tij, por para fillimit të sezonit të ri të La Liga-s, lojtari analizon merkaton e zhvilluar nga Real Madrid.”Unë preferoj të flas për afrimet që janë bërë tashmë, por meqenëse Real Madrid dëshiron gjithmonë më të mirën, nuk do të habitesha nëse Mbappe do të transferohej në Madrid.

Ai dhe Haaland janë sigurisht dy lojtarët më interesantë për momentin. Për momentin nuk duhet të harrojmë se jemi në një periudhë në të cilën nuk ka shumë para dhe në të njëjtën kohë Real po përfundon rinovimin e stadiumit”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kroos real madrid kroos real madrid

Sondazh

Poll