Sport

Allegri nuk e konsideron kapiten Bonuccin, mbrojtësi i Juventusit kundërpërgjigjet: Edhe pa shiritin jam një lider!

9 Gusht 2021, 20:21 Nga DOSJA
Allegri nuk e konsideron kapiten Bonuccin, mbrojtësi i Juventusit

ITALI-Mbrojtësi i Juventusit,Leonardo Bonucci foli për mikrofonat e Sky Sport 24 në lidhje me deklaratat e trajnerit Masimilliano Allegri sa i përket shiritit të kapitenit. Tekniku toskan është shprehur se nuk do të jetë Bonucci kapiten për shkak se u largua nga Juventus te Milan dhe ndërpreu ciklin e tij.

“Unë qesha me të sepse trajneri shpesh bën shaka të këtij lloji, ajo që më intereson mua është të bëj më mirën në fushë. Unë e di se çfarë mund të jap në dhomat e zhveshjes për figurën që kam.

Unë jam një nga udhëheqësit dhe qëllimi im është të mendoj vetëm për fushën, trajneri e di se gjithmonë mund të llogarisë tek unë, pavarësisht nëse do të përfundojë shiriti në krahun tim apo jo”, ishte komenti i Bonuccit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport allegri bonucci inter allegri bonucci inter

Sondazh

Poll