Sport

“Pas të dashurës, ke qenë partneri im më i mirë”, Alves mesazh dashurie Messit: Më thyej rekordin e trofeve ku

9 Gusht 2021, 18:25 Nga DOSJA
“Pas të dashurës, ke qenë partneri im më i

PARIS-Lionel Messi i dha lamtumirën Barcelonës pas plot 21 vitesh mes skuadrave të rinjëve, ekipeve B dhe C dhe skuadrës së parë. Fundi i një epoke me Messin që nuk i përmbajti dot lotët në një nga momente më të vështira dhe më të sikeltshme të karrierës së tij të deritanishme. Dyshimet janë gjithnjë e më të pakta, sulmuesi argjentinas sipas të gjitha gjasave së shpejti do të jetë lojtar i PSG-së.

Një lëvizje e tillë i jep mundësinë “pleshtit” të fitojë trofe të rinj, duke synuar të thyejë edhe rekordin e Dani Alves si lojtari më i trofeshëm në botë. Dy lojtarët kanë luajtur për vite me radhë te Barcelona duke fituar shumë trofe dhe duke krijuar një lidhje të fortë me njëri-tjetrin aq sa Alves guxon ta quajë partnerin më të mirë në jetën e tij pas të dashurës.

“Ti je më i madhi nga të gjithë, mund të më tejkalosh kur të duash, do të jetë një stimul shtesë për ty. Pas të dashurës sime, ti ke qenë partneri im më i mirë. Faleminderit për gjithçka që na ke dhënë, faleminderit që kemi ndarë kaq shumë dhe faleminderit që më lejove tëbëhesha pjesë të historisë tënde”, është shprehur Dani Alves.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dani alves messi dani alves messi

Sondazh

Poll