Sport

Efekti Messi, “BOOM” në rrjetet sociale të PSG, 850 mijë ndjekës vetëm gjatë fundjavës

9 Gusht 2021, 17:18 Nga DOSJA
Efekti Messi, “BOOM” në rrjetet sociale të PSG, 850

PARIS– Edhe para se të mbërrinte dhe të zyrtarizohej, Lionel Messi është duke shënuar një triumf në rrjetet sociale për PSG. Në fakt, që nga e premtja profili i skuadrës franceze ka fituar në Instagram 847 mijë ndjekës, një mesatare prej 211 mijë në ditë, kundrejt 24 mijë të zakonshmeve.

Në Youtube e njëjta gjë. + 46 mijë ndjekës, 15 mijë në ditë. Profili zyrtar në Tëitter ka pasur një rritje ditore prej 8 mijë ndjekësish, tetë herë më shumë se mesatarja vjetore.Versioni në gjuhën spanjolle fitoi 34,000 ndjekës (krahasuar me 31,000 në llogarinë franceze), rreth 7,000 në portugalisht dhe rreth 14,000 në arabisht.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport messi psg messi psg

Sondazh

Poll