Sport

VIDEO/ Fitoi medaljen e artë në atletikë me Italinë, Jacobs pritet në aeroport si hero

9 Gusht 2021, 18:56 Nga DOSJA
VIDEO/ Fitoi medaljen e artë në atletikë me Italinë, Jacobs

ITALI- Marcell Jacobs, sprintieri do të mbahet mend si njeriu më i shpejtë në botë në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Italiani triumfoi në finalen e 100 metrave duke fituar medaljen e artë, madje nuk kishte ndodhur kurrë që një italian të arrinte majën e podiumit.

Jo vetëm kaq, Jacobs dha kontributin e tij edhe në garën e stafetës 4 X 100 metra, me përfaqësuesen e Italisë që fitoi medaljen e artë në metrat e fundit ndaj Anglisë. Marcell Jacobs po rikthehet në Itali dhe të shumtë janë ato tifozë që po e presin në aeroportin “Fiumicino” të Romës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport jacobs tokio 2020 jacobs tokio 2020

Sondazh

Poll