Sport

Sulmuesi belg “pit-stop” në Nicë, përpara fluturimit për në Londër…

10 Gusht 2021, 05:49 Nga DOSJA
Sulmuesi belg “pit-stop” në Nicë, përpara fluturimit

ITALI – “Përshëndetje për tifozët e Interit që donin që unë të qëndroja. Do të dërgoj një mesazh brenda pak ditësh.” Tani për tani, këto janë fjalët e fundit të Romelu Lukakut si interist, i cili u largua në mbrëmje për në Nice, para se të nisej për në Londër, ku Chelsea e pret atë për të firmosur dhe filluar një aventurë të re të përbashkët.

Për sulmuesin belg, i cili në mëngjesin e djeshëm i ishte nënshtruar një ekzaminimi mjekësor në klinikën ‘Kolumbus’ në Milano, i shoqëruar nga agjenti i tij Federico Pastorello, tani është vetëm një çështje formale zyrtarizimi i një marrëveshjeje, që filloi dhe u mbyll brenda pak ditësh, duke sjellë në arkën e zikaltërve 115 milionë euro.

Lukaku do të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 12 mln. euro në sezon me ‘blutë’ e Londrës. Chelsea dhe trajneri Tuchel shpresojnë që ta kenë sulmuesin belg gati për Superkupën Europiane, të mërkurën në mbrëmje kundër Villarreal.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea chelsea dhe trajneri tuchel federico pastorello në klinikën ‘kolumbus’ në milano romelu lukakut superkupën europiane chelsea chelsea dhe trajneri tuchel federico pastorello në klinikën ‘kolumbus’ në milano romelu lukakut superkupën europiane

Sondazh

Poll