Sport

OO LA LA! Pagat e PSG shkojnë në stratosferë, Messi parakalon Neymar dhe bëhet më i “llastuari” i skuadrës

9 Gusht 2021, 18:11 Nga DOSJA

PARIS-Dyshimet janë gjithnjë e më të pakta, Lionel Messi sipas të gjitha gjasave së shpejti do të jetë lojtar i PSG-së. Argjentinasi ka refuzuar ofertën e Neymar për të marrë fanellën e tij me numrin 10, por sigurisht që sa i përket pagës Messi do të jetë më i “llastuari” i skuadrës. Sipas gazetës spanjolle “AS”, 34-vjeçari do të firmosë për dy vjet dhe paga e tij do të jetë 650,000 £ në javë.

Kjo shifër është dukshëm më e madhe se marrëveshja prej 490 mijë £ në javë që Neymar nënshkroi në fillim të këtij viti. Ndërsa Mbappe aktualisht përfiton 310 mijë paund në javë. Ndërkohë më posht lista e pagave vijon me Marquinhos, Marco Verratti, Angel Di Maria dhe Keylor Navas-të cilët fitojnë më shumë se 200 mijë £ në javë.

Ndërkohë që prurjet e reja si Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarumma aktualisht përfitojnë 200 mijë paund në javë. Listën e pagave e mbyllin Sergio Rico, Danilo Pereira dhe Colin Dagba, të cilët fitojnë përkatësisht 45 mijë, 35 mijë dhe 25 mijë paund në javë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport messi neymar psg messi neymar psg

Sondazh

Poll