Sport

Tifozët duke pritur, familja Al Thani: “Messi në Paris brenda 72 orëve”!

10 Gusht 2021, 06:25 Nga DOSJA

FRANCE – Ata, me qindra tifozë të PSG, e kanë pritur atë në Paris, të dielën në mbrëmje dhe tërë të hënën, në mbërritje me një fluturim privat nga Barcelona. ​​Por aeroportin Le Bourget, argjentinasi Lionel Messi, nuk arriti. Mësohet se “Pleshti” ka qëndruar në shtëpinë e tij në kryeqytetin katalan, duke pritur që tymi i bardhë nga klubi francez. Sapo marrëveshja biennale, me një opsion për një vit tjetër në 40 milionë euro në sezon, të bëhet gati ai do fluturojë drejt Francës.

Gjithsesi, numërimi mbrapsht për ardhjen e Messit në Paris ka filluar dhe nga një shënim në ‘Twitter’ i Khalifah bin Hamad Al Thani, anëtar i familjes që zotëron PSG-në dhe një person shumë i afërt me Emirin e Katarit, që konfirmon mbylljen e negociatave me argjentinasin. “Nuk është e vërtetë ajo që përflitet për negociatat mes Messit dhe disa klubeve të tjera, gjërat tashmë janë zgjidhur 100% në favor të PSG. Ardhja e Messit në Paris pritet brenda 72 orëve të ardhshme,”– shkruan ai.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Messi mund të bëjë debutimin e tij me fanellën e re të Paris SG më 29 gusht në ndeshjen e Ligue 1 kundër Reims, para triptikut të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës, “Katar 2022” me fanellën e Argjentinës kundër Venezuelës (2 shtator), Brazilit (5 shtator) dhe Bolivisë (9 shtator).

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aeroportin le bourget argjentinasi lionel messi barcelona khalifah bin hamad al thani paris aeroportin le bourget argjentinasi lionel messi barcelona khalifah bin hamad al thani paris

Sondazh

Poll