Sport

Nuk po arrin do të të rikthejë Dalot, Milan nis kontaktet me ish-kapitenin e Romës

9 Gusht 2021, 15:36 Nga DOSJA
Nuk po arrin do të të rikthejë Dalot, Milan nis kontaktet me

MILANO-Negociatat me Manchester United për rikthimin e Dalot në Milano janë bllokuar, Milan po shikon në Romë për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes. Kuqezinjtë i kanë kërkuar Romës Alessandro Florenzin huazim me të drejtë blerje për rreth 6-7 milionë euro, por me kushte të caktuara si kualifikimi në Champions League dhe ndeshjet e luajtura.

Negociatat kanë filluar dhe tani Florenzi ka dhënë miratimin e tij. Florenzi është profili i duhur për Piolin, edhe në funksion të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.30-vjeçari nuk është pjesë e planeve të Mourinhos dhe Roma duhet të shesë për të përfituar sa më shumë financiarisht. Nëse operacioni përfundon, Florenzi do të veshë një fanellë të dytë në Itali, përveç asaj të Romës, pas asaj të Crotones që në moshë shumë të re.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport florenzi milan roma florenzi milan roma

Sondazh

Poll