Sport

Në Paris është dita e Messit: Tifozët mbrëmë, por edhe sot kanë rrethuar aeroportin

9 Gusht 2021, 15:12 Nga DOSJA

FRANCE – Ata pritën deri vonë në mbrëmje, duke kënduar, madje duke ndjekur disa makina, ku nuk ishte njeriu më i shumëpritur në Francë. Lionel Messi ishte duke darkuar me Suarez, por sot pritet të zbrisë në Paris.

Këtë mëngjes, përsëri dhjetëra tifozë të Paris SG, kanë nisur të rrethojnë aeroportin Bourget, në veri të Parisit, i përdorur për fluturime private, ashtu si dje në mbrëmje.

Ndërkohë, negociatat për një periudhë të mundshme dyvjeçare, me një opsion edhe për një vit, midis PSG dhe agjentëve të Messit, po përparojnë me shpejtësi në detajet e fundit që duhet të verifikohen dhe harmonizohen në kontratë. Paga llogaritet në 40 milionë bruto në sezon.

Por ka edhe nga ata, që përpiqen ta parandalojnë që Messi të mbërrijë në Paris. Në fakt, një grup tifozësh të Barcelonës synon të kërkojë para Kommisionit Europian që edhe PSG-së të respektojë rregullat e fair-play financiar. Një veprim i tillë i është besuar avokatit francez Juan Branco, ish-avokat i aktivistit Julian Assange.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport avokatit francez juan branco barcelonës kanë nisur të rrethojnë aeroportin bourget lionel messi në veri të parisit paris sg avokatit francez juan branco barcelonës kanë nisur të rrethojnë aeroportin bourget lionel messi në veri të parisit paris sg

Sondazh

Poll