Sport

Leo Messi, as falas nuk do të mund të luante për Barcelonën. Ja e vërteta…

9 Gusht 2021, 14:46 Nga DOSJA
Leo Messi, as falas nuk do të mund të luante për Barcelonën.

SPANJE – Largimi i Lionel Messi nga Barcelona ka tronditur mbarë botën e futbollit. Disa të zhgënjyer e ‘kryqëzojnë’ yllin argjentinas, se kërkoi shumë para dhe në eter qarkullojnë skenarë dhe thashetheme nga më të ndryshme.

Në këtë mjedis të përçarë dhe të çoroditur, Colin Millar, gazetari i ‘Times’, është përpjekur të sqarojë situatën. Sipas tij, Barcelona çdo sezon shpenzonte 110% të të ardhurave vjetore për paga. Kjo e vendoste skuadrën automatikisht në borxh.

Me largimin e Leo Messi, sipas përllogaritjeve të përafërta, tani Barcelona do të shpenzojë 95% të të ardhurave vjetore për paga. Por edhe kjo e dhënë financiare, gjithsesi është e papranueshme nga Federate Spanjolle e Futbollit.

Pra edhe nëse Messi do të pranonte të luante pa lekë për Barcelonën, sërish asgjë nuk do të ndryshonte për klubin katalan, i cili duhet të ulë fondin e pagave. Rregjistrimi i blerjeve të reja si Sergio Aguerro apo Memphis Depay është në dyshim.

Gazetari britanik Millar shprehet se, “secila kontratë, sipas ligjit të Spanjës, është e domosdoshme të jetë minimumi 50% i kontratës paraprake”. Kjo për të parandaluar manipulimet. Në situatën e Messit, as metoda për pagë simbolike nuk mund të zbatohej.

B.T (Dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona çdo sezon shpenzonte 110% të të ardhurave colin millar gazetari i ‘times’ lionel messi memphis depay sergio aguerro barcelona çdo sezon shpenzonte 110% të të ardhurave colin millar gazetari i ‘times’ lionel messi memphis depay sergio aguerro

Sondazh

Poll