Sport

Zyrtare: Sulmuesi kuqezi Odise Roshi, tani provon edhe futbollin turk…

9 Gusht 2021, 14:11 Nga DOSJA

TURQI – Sulmuesi anësor i kombëtares së Shqipërisë, fieraku Odise Roshi është transferuar në ligën e dytë të Turqisë, te klubi Boluspor.

Ai ka firmosur një kontratë një-vjeçare me opsion rinovimi, ku do të përfitojë 250 mijë euro. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk në faqen e tij zyrtare ne Facebook.

Sulmuesi kuqezi 30-vjeçar kësisoj, i ka dhënë lamtumirën skuadrës hungareze të Diosgyori, me të cilën luajti vetëm 11 ndeshje gjatë sezonit të shkuar.

Te Boluspor, sulmuesi Roshi, do të gjejë edhe dy bashkatdhetarët e tij, gardianin laçian të kombëtares Gentian Selmani, si dhe sulmuesin vlonjat Dejvi Bregu, larguar së fundmi nga kampionët e Teutës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gentian selmani në ligën e dytë të turqisë odise roshi sulmuesi kuqezi 30-vjeçar sulmuesin vlonjat dejvi bregu te klubi boluspor gentian selmani në ligën e dytë të turqisë odise roshi sulmuesi kuqezi 30-vjeçar sulmuesin vlonjat dejvi bregu te klubi boluspor

Sondazh

Poll