Sport

“Për Barcelonën ula pagën deri në 50%”, Messi tregon sakrificën për të qendruar te Barça: Tebas? E vetmja gj

8 Gusht 2021, 10:55 Nga DOSJA
“Për Barcelonën ula pagën deri në 50%”, Messi

SPANJË-Lionel Messi nuk do të luajë më për Barcelonën, klubin ku u rrit dhe u bë ndër më të mirët, pse jo dhe më i miri i historisë. Pas 21 vitesh mes skuadrave të rinjëve, atyre B dhe C dhe ekipit të parë Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona, duke mbyllur një nga epokat më të ndritura të klubit katalanas. Në konferencën për shtyp, Messi u shpreh se kishte ulur pagën deri në 50% por nuk ishte e mjaftueshme.

“Kisha ulur pagën time me 50%, por nuk ishte e mjaftueshme. Ne bëmë gjithçka të mundur, por nuk ishte e mjaftueshme dhe nuk mund të bënim më shumë. Unë kam qenë gjithmonë i qartë dhe transparent me presidencën.

Diçka për Javier Tebas? E vetmja gjë që mund të them është se ka rregulla që duhen respektuar. Nuk kam asgjë për t’i thënë Tebas. Kur jemi takuar në të kaluarën kemi pasur gjithmonë biseda të ngrohta. Unë nuk kam asnjë problem me të “.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport messi messi

Sondazh

Poll