Sport

KUPA E GJERMANISË/ Haaland nuk përmbahet, tre gola Wehen dhe Borussia Dortmund kalon në raundin tjetër

7 Gusht 2021, 21:07 Nga DOSJA
KUPA E GJERMANISË/ Haaland nuk përmbahet, tre gola Wehen dhe Borussia

GJERMANI-Borussia Dortmund bën detyrën në Kupën e Gjermanisë dhe kualifikohet në raundin e 1/16-at. Verdhezinjtë triumfuan me shifrat 3-0 në transfertë përballë skuadrës modeste Wehen që luan në Ligën e 3 të Gjermanisë.

Protagonist absolut i këtij dueli ishte i zakonshmi Erling Haaland. Sulmuesi shënoi tri golat e takimit, fillimisht në minutën e 26′ dhe më pas norvegjezi e mbylli pjesën e parë duke shënuar në minutën e 31′ nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë Borussia Dortmund shënoi të tretin në minutën e 51′.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport borussia dortmund haaland borussia dortmund haaland

Sondazh

Poll