Sport

Tokio 2020, Italia e mbyll me një rekord absolut me medaljet e fituara

8 Gusht 2021, 09:16 Nga DOSJA
Tokio 2020, Italia e mbyll me një rekord absolut me medaljet e fituara

JAPONI-Dita e fundit e garave të Lojërave të Tokios i dha Italisë një tjetër medalje: ishte bronzi i fituar nga ekipi i gjimnastikës, gjë që e çoi kështu bilancin total të podiumeve blu në 40. Ekipoi italian shkatërroi rekordin absolut të medaljeve të fituara: më mirë se në Los Angeles 1932 dhe Romë 1960, kur Italia arriti 36 medalje.Bilanci përfundimtar është 10 ari, 10 argjendi dhe 20 bronzi.Për sa i përket rezultateve, italianët nuk e prisnin një arritje të tillë.

Sidomos me medaljen e artë të fituar nga atleti Jacobs dhe në stafetën 4×100 në shpejtësi.Noti nuk dështoi madje edhe disiplina e skermës arriti të marrë pesë podiume. Në përfundim të Lojërave Olimpike, Giovanni Malago, kreu i CONI-it u shpreh.

“Isha i bindur se do të arrinim 39 medalje: parashikimet e mia janë përmirësuar me një rekord historik. Është një Itali multi-etnike dhe një Itali super e integruar”, tha presidenti i Coni.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport italia malago tokio 2020 italia malago tokio 2020

Sondazh

Poll