Sport

“Gjithçka ndodhi prej La Liga-s”, Messi fajëson futbollin spanjoll për mos rinovimin e kontratës me Barcelonën

8 Gusht 2021, 10:31 Nga DOSJA
“Gjithçka ndodhi prej La Liga-s”, Messi fajëson

SPANJË-Lionel Messi nuk do të luajë më për Barcelonën, klubin ku u rrit dhe u bë ndër më të mirët, pse jo dhe më i miri i historisë. Pas 21 vitesh mes skuadrave të rinjëve, atyre B dhe C dhe ekipit të parë Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona, duke mbyllur një nga epokat më të ndritura të klubit katalanas. Në konferencën për shtyp, një nga pyetjet drejtuar argjentinasit ishte edhe mungesa e rinovimit me klubin katalanas.

“Mendoja se gjithçka ishte në rregull, më pas në momentin e fundit nuk ishte e mundur që të rinovoja kontratën me Barçën për shkak të La Liga-s. Kjo është ajo që ndodhi”.
“Laporta thotë se nuk mund të bëjnë asgjë për shkak të La Liga-s. Unë mund të them vetëm se kam bërë gjithçka është e mundur për të qëndruar këtu”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport messi messi

Sondazh

Poll