Sport

“Nuk jam gati, ditë e vështirë për mua”, Messi flet fjalët e para në konferencë: Erdha si fëmijë dhe po lar

8 Gusht 2021, 10:19 Nga DOSJA
“Nuk jam gati, ditë e vështirë për mua”, Messi

SPANJË-Lionel Messi nuk do të luajë më për Barcelonën, klubin ku u rrit dhe u bë ndër më të mirët, pse jo dhe më i miri i historisë. Pas 21 vitesh mes skuadrave të rinjëve, atyre B dhe C dhe ekipit të parë Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona, duke mbyllur një nga epokat më të ndritura të klubit katalanas që falë klasit dhe magjive të Messi fitoi një mal me trofe gjatë një dekade e gjysmë.

6 Topa të Artë, 35 trofe me Barcelonën në total, tituj pafund, plot 10, Superkupa të Spanjës 8, Kupa Mbreti 7, për të kaluar më pas në arenën ndërkombëtare me 4 Champions League, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Kupa Bote për klube.

“Kam ditë që mendoj se çfarë të them, por e vërteta është se është vërtet e vështirë për mua ta gjej fjalët pas një jete të kaluar këtu.. Unë nuk jam gati, sigurisht nuk është ajo që kam menduar. Kam ardhur këtu 21 vjet më parë si fëmijë dhe po largohem tani që jam burrë, kam një grua, tre fëmijë. Një jetë!

Unë u premtova se do të kthehem. U rrita në këtë klub që më dha aq shumë, aq shumë, që më bënë të rritem dhe përmirësohem dhe të bëhem ai që jam . Për këtë fanellë dhashë gjithçka. Nuk e imagjinoja kurrë një lamtumirë, një lamtumirë të tillë. Do të kisha dashur ta bëja atë në kufi në fushë ”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll