Sport

“Iu dha shumë rëndësi,” Messi përgjigjet për foton me lojtarët e PSG në Ibiza: Unë u thashë të vinin në&#

8 Gusht 2021, 10:43 Nga DOSJA
“Iu dha shumë rëndësi,” Messi përgjigjet

SPANJË-Lionel Messi nuk do të luajë më për Barcelonën, klubin ku u rrit dhe u bë ndër më të mirët, pse jo dhe më i miri i historisë. Pas 21 vitesh mes skuadrave të rinjëve, atyre B dhe C dhe ekipit të parë Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona, duke mbyllur një nga epokat më të ndritura të klubit katalanas. Në konferencën për shtyp, një nga pyetjet ishte dhe fotografia e bujshme në Ibiza të Messit me lojtarët e PSG.

“Ishte marrëzi (fotografia me lojtarët e PSG). Kisha folur me Di María-n dhe Paredes që të takoheshim në Ibiza. Neymar gjithashtu më telefonoi dhe më tha se ishte në Ibiza. Unë u thashë që të vinin në shtëpinë time dhe hëngrëm.

Ne të gjithë bëmë një fotografi, asgjë më shumë. Më thanë të shkoj në Paris, por ishte një rastësi. Iu dha shumë rëndësi, nuk ka asgjë të çuditshme. Ishte thjesht një fotografi e miqve, të cilët ndamë pushimet”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport messi messi

Sondazh

Poll